Skip to content

Drenasi subvencionon nënat lehona me nga 100 euro për lindje

Komuna e Drenasit ka njoftuar për subvencionimin e nënave lehona me nga 100 euro për secilën lindje. Njoftimi është bërë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Sipas njoftimit, nënat lehona kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për përfitimin e subvencionit në vlerë prej 100 eurosh për secilën lindje.

Kërkesa mund të dorëzohet brenda afatit prej një viti nga data e lindjes së fëmijës. Komuna ka njoftuar qytetarët edhe për procedurat e aplikimit për këtë përfitim.

Published inNews