Edhe tetë ditë deri te verdikti në Hagë, më 16 shtator
Edhe tetë ditë kanë mbetur deri te shpallja e vendimit final ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet më 16 shtator.
Çështja është diskutuar edhe në Programin e Mëngjesit, ku ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se pret që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së.
Haradinaj ka kundërshtuar çdo krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se krerët e UÇK-së dhe presidenti nuk mund të barazohen me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq.