Skip to content

Atentat në Athinë: 55-vjeçari shqiptar qëllohet teksa dilte nga banesa

Një shtetas shqiptar, 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Athinë, në një sulm që dyshohet se ishte atentat i organizuar ndaj tij. Ngjarja ndodhi pak para orës 05:00, në zonën Patissia, te kryqëzimi i rrugëve Vroutou dhe Themou Annino.

Sipas të dhënave të para të hetimeve, dy persona që lëviznin me motoçikletë e qëlluan 55-vjeçarin në momentin kur po dilte nga banesa. Ai pësoi plagë në këmbë dhe u dërgua për trajtim në spital. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi tri gëzhoja dhe një plumb. Provat pritet të analizohen gjatë hetimeve, ndërsa Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Published inNews