Shkollat nisin vitin pa ditarë, Elshani ia atribuon përgjegjësinë MASh-it
Viti i ri shkollor ka nisur dhe nxënësit janë kthyer në banka, por mësimdhënësit ende po përballen me mungesën e ditarëve shkollorë, një prej mjeteve bazë të punës.
Në javën e parë të mësimit, orët, mungesat dhe të dhënat e tjera nuk kanë pasur ku të evidentohen për shkak të mungesës së ditarëve.
Elshani ka thënë se përgjegjësia për këtë problem i takon Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, procedurat për tenderimin dhe sigurimin e këtyre materialeve janë zhvilluar nga kjo ministri.