Apeli liron Agim Çekun dhe nëntë të tjerë në rastin e veteranëve
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e veteranëve, duke liruar nga akuzat Agim Çekun dhe nëntë të akuzuar të tjerë.
Në shkallën e parë, të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar me nga një vit burgim. Vendimi i ri i Apelit e ndryshon këtë përfundim gjyqësor.
Çështja penale lidhet me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje. Në aktvendim përfshihen edhe Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari