Skip to content

Nxehtësisë së gjatë po i vjen fundi sonte, fronti i ftohtë hyn në Kosovë

Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte, pasi masa ajrore mjaft më të freskëta do të depërtojnë gjatë natës në Kosovë dhe Shqipëri. Fronti i ftohtë ajror pritet t’i japë fund nxehtësisë së kësaj vere.

Ndryshimi i motit fillimisht pritet të shkaktojë destabilizim të atmosferës në Mal të Zi dhe, eventualisht, në veri të Shqipërisë. Më pas, gjatë natës ose në orët e mëngjesit të së shtunës, destabilizimi pritet të përfshijë edhe Kosovën.

Në Kosovë pritet shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe erëra më të freskëta nga veriu e verilindja. Fronti i ftohtë do të sjellë ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike pas ditëve të gjata me temperatura të larta.

Published inNews