Hapet konkursi për konvikte në Prishtinë, pranohen rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe ushqim në mensë gjatë vitit akademik 2026/2027. Në kuadër të këtij konkursi pritet të pranohen rreth 4 mijë studentë.
Konkursi do të jetë i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026. Studentët që synojnë të përfitojnë banim në konvikte dhe ushqim në mensë duhet ta ndjekin këtë afat për aplikim, sipas kushteve të përcaktuara në konkurs.