Gjykata në Prishtinë shpall të pafajshëm katër ish-zyrtarë të KEK-ut
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm katër ish-zyrtarë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një kontratë të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Aktgjykimi lirues është marrë nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili i ka liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të pafajshëm janë shpallur Ramadan Shalaku, Adem Alshiqi, Lah Dedinca dhe Shefqet Kaqiu. Çështja gjyqësore lidhej me një kontratë të KEK-ut.