Skip to content

Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës në Viti, arrestohen dy persona

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës në Viti, ndërsa për rastin janë arrestuar dy persona. Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 07:35.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në vendin e punës.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje lidhur me rastin. Në raportin policor, rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Published inNews