Hasani: Nga 6 gushti vendi është pa president dhe në anarki
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se që nga 6 gushti vendi është pa president dhe se funksionimi i organeve qendrore ndodhet në një “anarki të organizuar”.
Sipas Hasanit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka humbur këtë post në momentin kur është betuar si deputete. Ai ka deklaruar se Haxhiu po vazhdon ta mbajë detyrën jashtëligjshëm.
Hasani e ka lidhur këtë situatë me funksionimin e institucioneve qendrore, duke thënë se çështja nuk lidhet më vetëm me afatet. Sipas tij, pas betimit të Haxhiut si deputete, gjendja ka dalë jashtë kuadrit kushtetues.