Pas 19 vitesh, vazhdon gjykimi për vrasjen e policit Triumf Riza
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë sot gjykimi ndaj Ilir Abdullahut, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahut, i njohur si “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e rëndë të policit Triumf Riza.
Procesi zhvillohet 19 vjet pas vrasjes së policit Triumf Riza, ndërsa çështja po shqyrtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Avni Syla.
Në përbërje të trupit gjykues janë edhe gjyqtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani-Hajra.