Djali i Fadil Fazliut reagon pas seancës: “Historia i ruan me nder”
Pas seancës së radhës në Gjykatën Speciale, djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu, reagoi me një mesazh mbështetës për babain e tij. Seanca u zhvillua në kuadër të rastit të dytë penal ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë.
Fahri Fazliu shkroi se historia i ruan me nder ata që qëndrojnë besnikë ndaj idealeve të tyre, përballojnë çdo sfidë me dinjitet dhe ecin përpara me kokën lart. Në mesazhin e tij, ai shprehu respekt dhe krenari për babain.
Gjatë seancës, Prokuroria Speciale kërkoi tre vjet burgim për Fadil Fazliun, me arsyetimin se ai e kishte ndihmuar Thaçin në pengimin e drejtësisë. Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë përballen me pretendime për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.