Skip to content

Miftaraj: Më 5 tetor Kushtetuta pushon së ekzistuari pa president

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i Kosovës. “Nëse më 4 tetor nuk kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta”, tha ai.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Miftaraj deklaroi se Kosova mund të mbetet pa president, duke e cilësuar këtë si një situatë të paprecedentë institucionale.

Sipas tij, moszgjedhja e presidentit të ri do të krijonte shqetësime serioze për situatën institucionale në vend. Miftaraj theksoi se pasojat do të ishin të rënda nëse afati i 4 tetorit kalon pa zgjedhjen e presidentit.

Published inNews