Skip to content

Bastisje në Gjilan e Prishtinë, arrestohet një person për ryshfet

Një person është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti pas dy bastisjeve të zhvilluara në Gjilan dhe Prishtinë. Hetimet lidhen me një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone.

Bastisjet janë kryer nga hetuesit e Policisë së Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë rast. Personi i arrestuar dyshohet për marrje ryshfeti.

Operacioni është zhvilluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Published inNews