Dëshmitari në gjykimin ndaj Sahitëve: Këstet u rritën nga 50 në 70 mijë euro
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi në Departamentin Special ndaj Naim Sahitit, Ariton Sahitit, Begzat Sahitit, Shkëlzen Sahitit dhe Jeton Fetahut, të akuzuar për fajde, shpëlarje parash dhe vepra të tjera penale.
Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Kujtim Krasniqi, dëshmitari ka folur për shumat që pretendon se është detyruar t’i paguajë. Ai ka deklaruar se këstet i janë rritur nga 50 mijë në 70 mijë euro.
“E dinin se s’kisha para, ma shkruan edhe 50 mijë euro”, ka deklaruar dëshmitari gjatë seancës. Dëshmia e tij është pjesë e procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj pesë të akuzuarve për veprat penale të përfshira në aktakuzë.