Skip to content

Rama akuzon Muratin për humbjen e 74.1 milionë eurove gjermane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se një nënshkrim i tij i ka shkaktuar humbjen e 74.1 milionë eurove financim nga qeveria gjermane për komunën dhe kompaninë “Pastrimi”.

Rama e bëri këtë deklaratë në një konferencë për media, ku njoftoi se të premten do të hidhet për votim në Asamblenë Komunale themelimi i një kompanie të re për menaxhimin e mbeturinave.

Ai tha se krijimi i kompanisë së re lidhet me gjendjen e mbeturinave në kryeqytet dhe u bëri thirrje asamblistëve, veçanërisht atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, që ta votojnë propozimin në seancën e jashtëzakonshme.

Sipas Ramës, Prishtina e ka humbur financimin gjerman prej 74.1 milionë eurosh për shkak se Murati nuk e ka nënshkruar dokumentin përkatës. Ai tha se kompania e re synon të menaxhojë shërbimin e pastrimit në kryeqytet.

Published inNews