Skip to content

Ramush Haradinaj ka deklaruar se PDK-ja dhe LDK-ja kishin shprehur gatishmëri për të bashkëqeverisur ose për të krijuar koalicion me Albin Kurtin, ndërsa Vetëvendosje do ta dërgojë vetë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor.

Ish-kryetari i Aleancës i bëri deklaratat gjatë një paraqitjeje në emisionin “Rubikon”, ku foli për rreshtimin e partive politike dhe skenarët që, sipas tij, mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Haradinaj theksoi se PDK-ja kishte qenë e gatshme të bashkëpunonte me Kurtin. Ai shtoi se edhe LDK-ja e kishte deklaruar publikisht gatishmërinë për një bashkëpunim të tillë.

Sipas Haradinajt, nëse opozita nuk ndërmerr veprime, Vetëvendosje do të detyrohet ta dërgojë vetë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të rrugës drejt caktimit të zgjedhjeve për muajin dhjetor.

Published inNews