Trump: Lufta me Iranin nuk do të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin nuk do të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, duke shtuar se as çmimet e naftës nuk do të bien deri atëherë.
“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata nuk mund të rezistojnë më gjatë”, tha Trump të mërkurën, duke iu referuar Teheranit.
Trump tha gjithashtu se priste përfundimin e luftës pas zgjedhjeve në SHBA dhe kërcënoi përsëri se mund të sulmojë një vend të lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike.
Tensionet në rajon mbeten të larta. Autoritetet saudite të mbrojtjes civile lëshuan alarme emergjence në qytetin jugperëndimor të Khamis Mushait për herë të katërt brenda 24 orëve, ndërsa u përshkallëzuan përleshjet me Huthit e Jemenit, të mbështetur nga Irani.