Broboniqi vishet me flamuj për kthimin e Kadri Veselit
Broboniqi i Mitrovicës, vendlindja e Kadri Veselit, është mbushur me flamuj mirëseardhjeje në pritje të kthimit të tij. Flamujt janë vendosur në kulmet e shtëpive, ndërsa rrugëve të fshatit është dëgjuar thirrja: “Mirë se vini, çlirimtarë!”.
Nëpër rrugët e fshatit janë parë edhe emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat lëviznin nga era. Pamja është shoqëruar me pak lëvizje njerëzish nëpër katund.
Nga Broboniqi i Kadri Veselit, mirëseardhja iu është bërë edhe të tjerëve. Flamujt dhe simbolet e vendosura në fshat kanë shënuar pritjen për rikthimin e tij në vendlindje.