Skip to content

Grenell: Mbështetje dypartiake për Thaçin, vendimi pritet më 16 shtator

Emisari amerikan Richard Grenell ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi gëzon mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimi për çështjen ndaj tij pritet të shpallet në Hagë më 16 shtator.

Sipas deklaratës së Grenellit, vendimi përfundimtar tani është në dorën e Gjykatës së Hagës. Ai e ka lidhur këtë zhvillim me çështjen e Jack Smithit kundër Thaçit.

Grenell ka thënë gjithashtu se Smith e ka arrestuar Thaçin në kohën kur ai po udhëtonte drejt Washingtonit për të nënshkruar një marrëveshje me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale.

Published inNews