26-vjeçarja rrëzohet në rrugë në Fushë Kosovë dhe ndërron jetë
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar papritur në mes të rrugës në Fushë Kosovë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, vajza e re nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:50, në rrugën “Nëna Terezë”, përballë KAM Marketit. Rrëzimi i papritur ka alarmuar personat që ndodheshin në atë zonë.
Ekipi mjekësor ka ndërhyrë në vendngjarje, por për 26-vjeçaren ka qenë tepër vonë. Ajo nuk ka arritur të mbijetojë pas incidentit.