Gucati i kërkon BE-së të mos politizojë aktgjykimin e 16 shtatorit
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të huaj që të mos e përdorin politikisht aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.
Gucati ka kritikuar deklaratat se procesi nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, pasi palët kanë të drejtë ankese. Sipas tij, kjo nuk e zbeh rëndësinë e aktgjykimit të parë.
Ai ka thënë se një vendim që e konsideron të padrejtë do ta dëmtonte Kosovën edhe nëse më vonë do të ndryshohej në Apel. Gucati ka kërkuar që vendimi të mos shfrytëzohet për qëllime politike nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit diplomatikë të huaj.