Skip to content

Avioni me të cilin udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për pak sa nuk u godit nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia. Këtë e bëri të ditur të mërkurën kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.

Sipas deklaratës së Store për transmetuesin publik NRK, incidenti ndodhi të martën, ndërsa avioni po nisej drejt Oslos. Zelensky udhëtoi për në kryeqytetin norvegjez, ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mbretit të Norvegjisë.

“Aeroplani i tij për pak sa nuk u godit nga një dron teksa po nisej nga Moldavia”, tha Store. Kryeministri norvegjez nuk dha detaje të tjera për incidentin në deklaratën e tij.

Pas ceremonisë në Oslo, Zelensky u largua nga Norvegjia dhe u nis drejt Kanadasë për bisedime me udhëheqësit atje, sipas deklaratës së Store për NRK.

Published inNews