Austria ndalon shaminë në shkolla për vajzat nën 14 vjeç
Austria ka vendosur ndalimin e mbajtjes së shamisë islame në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç. Rregulli i ri ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për lirinë fetare, të drejtat e fëmijëve dhe presionin familjar.
Ndalimi ka hyrë në fuqi më 1 shtator, në fillim të vitit të ri shkollor. Sipas rregullit, vajzat nën 14 vjeç nuk lejohen të mbajnë në shkollë shami që mbulon kokën në përputhje me traditat islame.
Vendimi ka nxitur diskutime mbi kufirin mes lirisë së fesë dhe mbrojtjes së fëmijëve. Në qendër të debatit është edhe çështja nëse një masë e tillë mbron të miturat nga presioni familjar apo kufizon të drejtën e tyre për shprehje fetare.