Skip to content

Balje e lidh votimin në Kuvend me zgjedhjet e dhjetorit

Deputetja Duda Balje e ka lidhur vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar nënkryetarët e Kuvendit të propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja me mundësinë e zgjedhjeve të reja në dhjetor.

Balje u pyet për këtë zhvillim para hyrjes në Kuvend. Sipas saj, veprimi i VV-së lidhet me një kalkulim politik dhe me një plan për zgjedhje të reja.

“Unë mendoj se këtu është një hap i planit që kanë pasur për zgjedhje në dhjetor dhe, domethënë, janë duke shkuar me hapa siç kanë planifikuar. Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente”, tha Balje.

Published inNews