Skip to content

Eksperti amerikan: Teoria e Prokurorisë në Hagë mund të shtrihet shumë gjerë

Teoria juridike që lidh Hashim Thaçin dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së me krime mund të shtrihet shumë më gjerë se rasti ndaj katër të pandehurve, ka vlerësuar profesori amerikan Timothy Waters.

Waters, ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare, e ka komentuar procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.

Profesori i së Drejtës në Universitetin e Indianës është ndalur veçanërisht te mënyra se si Prokuroria e ka ndërtuar rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas vlerësimit të tij, teoria e përdorur në këtë proces mund të ketë pasoja përtej katër individëve që ndodhen në gjykim.

Waters ka punuar edhe në çështjen e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin për ish-Jugosllavinë, ndërsa në intervistë ka ofruar këndvështrimin e tij si ekspert i drejtësisë ndërkombëtare.

Published inNews