Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se, nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri më 4 tetor 2026, vendi mund të hyjë në një vakum institucional. Sipas tij, pas këtij afati nuk do të ketë kush t’i shpallë zgjedhjet.
Miftaraj ka thënë se pas 4 tetorit vendi do të mbetet pa ushtrues detyre të Presidentit, duke pretenduar se në këto rrethana nuk do të mund të shpallen zgjedhjet për dhjetor 2026 ose janar 2027.
“Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri më 4 tetor 2026, me këtë Kushtetutë dhe me këtë rend kushtetues nuk ka zgjedhje as në dhjetor 2026 e as në janar 2027”, ka deklaruar Miftaraj. Ai e ka përshkruar skenarin pas 5 tetorit si kalim në anarki dhe si vakum të paprecedentë institucional.