Skip to content

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”. Për këtë rast, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar.

Sipas Policisë, fotografia është publikuar me autorizim nga prokuroria kompetente. Qytetarët që mund ta identifikojnë personin në fotografi janë ftuar t’u ofrojnë informacione autoriteteve.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij mund t’i përcillet Policisë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].

Published inNews