Skip to content

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se afati gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së presidentit nuk rinis vetëm me ndërrimin e personit që e mban këtë detyrë.

Sipas Miftarajt, Kushtetuta e Kosovës e lidh këtë kufizim me ushtrimin e detyrës së presidentit dhe jo me individin që e ushtron atë. Për këtë arsye, ndryshimi i personit në këtë post nuk do të mundësonte fillimin e një afati të ri gjashtëmujor.

Ai ka thënë gjithashtu se as rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk mund ta shkaktojë nisjen e një afati të ri. Sipas këtij interpretimi, ndryshimi i personit nuk mund të përdoret për ta vazhduar ushtrimin e detyrës përtej kufirit gjashtëmujor të përcaktuar me Kushtetutë.

Published inNews