Duda Balje ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës për presidentin, duke bërë të ditur se nuk do ta japë votën e saj në rrethanat aktuale.
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak tha se deri tani nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se mes tyre nuk ka pasur marrëveshje.
Balje u shpreh se, përderisa nuk ka pasur takim apo marrëveshje, nuk e sheh të arsyeshme ta japë votën e saj për presidentin.