Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Drenas dhe një në Gjakovë, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, shkeljet e evidentuara paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë ndaluar menjëherë në të dyja kantieret.
Vendimi për ndalimin e punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e plotë të parregullsive të konstatuara gjatë inspektimeve.
Inspektimet janë zhvilluar në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe respektimit të rregullave për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.