Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për pagat e papaguara
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, pasi ka konstatuar se punëtorit Shevqet Gashi iu shkel e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Rasti lidhet me kërkesën e Gashit për kompensimin e pagave të papaguara për nëntë vjet, nga viti 2004 deri më 2013. Ai kishte kërkuar gjithashtu dëmshpërblim për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së punës në Ndërmarrjen Shoqërore “Lavërtari-Blegtori”.
Vendimi i Kushtetueses rrëzon aktgjykimin e Supremes që kishte trajtuar këtë kërkesë, duke e rikthyer në vëmendje çështjen e të drejtës së Gashit për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm.