Skip to content

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Xhelal Sveçlën me një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi ndaj Sveçlës u mor në seancën e sotme, ndërsa dënimi i shqiptuar nga gjykata ishte me kusht dhe jo burgim efektiv.

Në të njëjtën seancë, Prokuroria kërkoi që Sveçla të dënohej me dy vjet burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë. Gjykata vendosi për një dënim më të ulët, duke caktuar një vit burgim me kusht dhe gjobën prej 400 eurosh.

Published inNews