Fëmija 7-vjeçar goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi largohet
Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ndërsa drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 19:27. Në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa fëmija ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. Sipas të dhënave të bëra publike, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur pas aksidentit, por është larguar nga vendi i ngjarjes.