Hamëz Ismajli, 80-vjeçari nga Ferizaj, rezulton i zhdukur që nga 17 gushti 2026, ndërsa Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Shqipërisë për gjetjen e tij.
Sipas Florim Nezirajt nga kjo shoqatë, Ismajli dyshohet se është parë për herë të fundit më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë. Ai kishte mbërritur atje me një kompani transportuese nga Kosova.
Apeli për ndihmë vjen pas disa javësh nga zhdukja e 80-vjeçarit. Çdo person që mund të ketë informacion për vendndodhjen e Hamëz Ismajlit kërkohet ta përcjellë atë te Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.