Altin Krasniqi i ka kushtuar disa vargje babait të tij, Jakup Krasniqit, një ditë para “Marshit për Liri” dhe pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë. Në shkrimin e tij, ai ka kujtuar vitet e paraburgimit të babait.
Jakup Krasniqi është ish-kryetar i Kuvendit dhe njëri prej ish-krerëve të UÇK-së. Altin Krasniqi ka shkruar se më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burgim për babain e tij, duke thënë se këto vite ai i ka vuajtur “vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”.
Në vargje, ai ka shprehur shpresën se më 16 shtator do të ketë drejtësi dhe se Jakup Krasniqi, së bashku me shokët e tij, do të jetojë në liri. Mesazhi i tij vjen në prag të marshit dhe të shpalljes së vendimit në Hagë.