Një person vdes pasi ra nga rimorkioja në Malishevë
Një person ka humbur jetën në një aksident në fshatin Ngucat të Malishevës, pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar.
Sipas Policisë, rreth orës 17:20, nga QKMF-ja në Malishevë është pranuar njoftimi se një person ishte dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë dalë në vendngjarje.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person mashkull të moshës madhore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa procedurat e tjera ligjore po vazhdojnë në koordinim me të.