Skip to content

Kodi emergjent kthen aeroplanin e Chair Airlines pas ngritjes

Aeroplani i Chair Airlines, i nisur nga Cyrihu drejt Prishtinës, përdori një kod emergjence pak minuta pas ngritjes dhe u detyrua të kthehej për ulje të menjëhershme.

Gjatë fluturimit u transmetua kodi emergjent 7700, i cili sinjalizon një situatë emergjente në ajër. Pas aktivizimit të tij, pilotët e kthyen aeroplanin në drejtim të aeroportit të nisjes.

Fluturimi nuk vazhdoi sipas itinerarit drejt Prishtinës, ndërsa aeroplani përfundoi me ulje pas kthimit nga rruga e planifikuar. Deri tani, nuk është bërë e ditur arsyeja konkrete që çoi në përdorimin e kodit emergjent.

Published inNews