Skip to content

Dy tubime në Hagë para aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar dy tubime në Hagë, më 15 dhe 16 shtator, në prag dhe në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tubimet do të mbahen në Malieveld të Hagës dhe, sipas organizatorëve, synojnë të shprehin mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatorët kanë thënë se tubimet kanë për qëllim edhe mbrojtjen e, siç është shprehur platforma, “të vërtetës dhe historisë së luftës çlirimtare të Kosovës”.

Tubimi i parë është planifikuar për 15 shtator, nga ora 20:00 deri në 23:00. Tubimi i dytë do të mbahet më 16 shtator, nga ora 07:00 deri në 15:00.

“Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar që t’u bashkohen tubimeve në Hagë.

Published inNews