Skip to content

Prishtina miraton Qendrën për Inovacion në Tulltore, VV-ja kundër

Asambleja e Kryeqytetit ka votuar pro projektit për ndërtimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në zonën e Tulltores, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër projektit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me votimin e zhvilluar kanë nisur të marrin jetë projektet zhvillimore që ishin prezantuar më herët në Konferencën e Investitorëve Amerikanë.

Rama ka thënë se qendra do të bashkojë artin, kulturën, teknologjinë dhe inovacionin në një projekt të planifikuar për zonën e Tulltores. Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka vlerësuar se votimi i Asamblesë së Kryeqytetit shënon hapin e parë për zbatimin e këtyre projekteve

Published inNews