Skip to content

Bajrami pas ndërprerjes së seancës: “Urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe zhvillimeve lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka shkruar se është “urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova”. Në reagimin e saj, ajo e ka cilësuar situatën e krijuar në Kuvend si zhvillim që kërkon veprime për mbrojtjen e rendit kushtetues.

Bajrami ka thënë gjithashtu se është urgjente të shpëtohet shteti nga, siç e ka cilësuar ajo, “ky mashtrues”. Deklarata e saj vjen pas dështimit të konstituimit të Kuvendit dhe ndërprerjes së seancës.

Published inNews