Prangat dhe zhurma që përplasën asamblistët e VV-së në Prishtinë
Seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës u shoqërua me tension kur asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale në lokacionin “Tulltorja”.
Gjatë fjalës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, asamblistët e LVV-së zgjatën prangat dhe krijuan zhurmë duke goditur tavolinat me duar.
Rama tha se dhënia në shfrytëzim e kësaj prone mund t’i sjellë kryeqytetit 1 milion euro në vit. Në seancë po shqyrtohen edhe pika të tjera të rendit të ditës, përfshirë themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi Prishtina” SH.A.