ZPS kërkon dënime me burgim për Thaçin dhe katër të tjerë
Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi dënime me burgim për Hashim Thaçin dhe katër të tjerë në fjalën përfundimtare të çështjes kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas kërkesës së ZPS-së, Thaçi duhet të dënohet me gjashtë vjet burgim. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun u kërkuan nga tri vjet burgim, ndërsa për Hajredin Kuçin u kërkuan nëntë muaj burgim.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi ndaj këtyre kërkesave, duke thënë se ato “nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme”.
OVL e UÇK-së shtoi se kërkesat nuk përbëjnë befasi për të dhe e akuzoi ZPS-në për qasje të njëanshme gjatë procesit dhe për ngritjen e akuzave mbi materiale të kontestueshme.