Pezullohet gjykimi ndaj Metush Birajt, dilema për telefonin shkon në Kushtetuese
Procesi gjyqësor ndaj ish-prokurorit Metush Biraj dhe dy të bashkëakuzuarve është pezulluar, pasi Gjykata ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese përmes kontrollit incidental.
Çështja lidhet drejtpërdrejt me privatësinë dhe ligjshmërinë e sigurimit të provave elektronike. Në qendër të dilemës është pyetja nëse urdhri i prokurorit për marrjen e një pajisjeje elektronike përbën bazë të mjaftueshme ligjore.
Gjykata duhet të shqyrtojë nëse ndërhyrja në pajisje dhe qasja në të dhënat e saj duhet të autorizohen paraprakisht nga gjykata. Për këtë arsye, vazhdimi i procesit ndaj Birajt dhe dy të bashkëakuzuarve mbetet i lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje kushtetuese.