Skip to content

Arrestohet mjeku në Leposaviq pasi nuk e lajmëroi policinë për vdekjen

Një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq është arrestuar pasi nuk e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës për një grua që ishte gjetur pa shenja jete. Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e saj e kishte konstatuar vetë mjeku.

Policia tha se më 9 shtator 2026, rreth orës 10:50, përmes rrugëve operative pranoi informacion për një rast të dyshimtë në rrugën “Dositej Obradoviq” në Leposaviq.

Njësitë policore dolën në vendin e ngjarjes dhe kontaktuan me familjarët e gruas. Sipas Policisë, mjeku kujdestar kishte dalë në atë lokacion dhe kishte konstatuar vdekjen, por rasti nuk ishte lajmëruar në polici prej tij. Për këtë arsye, ai është arrestuar.

Published inNews