Skip to content

Tragjedi në Shtime: 51-vjeçari gjendet i shtrirë dhe vdes rrugës për në Emergjencë

Mbrëmjen e së mërkurës, në Shtime, një 51-vjeçar u gjet i shtrirë para një marketi. Pak më vonë, ai u konstatua pa shenja jete, ndërsa po transportohej drejt Qendrës Emergjente.

Viktima është identifikuar si Nexhmedin Gavazi, i lindur në vitin 1974. Ai ishte banor rezident i QIRSKP-së në Shtime.

Sipas të dhënave për ngjarjen, 51-vjeçari vdiq rrugës për në Emergjencë. Dyshohet se ai ishte ngulfatur nga ushqimi, por ky mbetet shkaku i dyshuar i vdekjes.

Published inNews