Tri medalje për Kosovën në turneun evropian të xhudos
Kosova ka fituar tri medalje në turneun evropian të xhudos “European Judo Hopes Tournament”, i cili është zhvilluar në Split të Kroacisë.
Anuar Sahara triumfoi në kategorinë deri në 46 kilogramë, ndërsa Emira Zabelaj fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Medaljen e argjendtë e siguroi Teuta Marku në kategorinë deri në 44 kilogramë.
Garat për ekipin e Kosovës do të vazhdojnë edhe të dielën, kur Alea Reshitaj do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë.