Haradinaj optimist: Ish-krerët e UÇK-së do të kthehen të pafajshëm
Nasim Haradinaj ka shprehur optimizëm se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë me verdiktin e pafajësisë, ndërsa në Prishtinë po zhvillohet Marshi për Liri në mbështetje të tyre.
Sheshi “Skënderbeu” ka nisur të mbushet me qytetarë që do të marrin pjesë në marshim. Aktiviteti ka filluar zyrtarisht në orën 14:00 dhe ka ngjallur interesim te qytetarët që solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Haradinaj ka thënë se mesazhi dhe mbështetja që po përcillen nga Prishtina do t’u japin forcë të veçantë ish-krerëve, të cilët po presin verdiktin përfundimtar.
Në një intervistë, ai tha se beson se mbështetja qytetare do t’i ndihmojë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t’i përballojnë edhe katër ditët e fundit deri te vendimi i gjykatës.