Policia përgatit plan të veçantë për 16 shtatorin, ditën e vendimit në Hagë
Policia e Kosovës ka përgatitur një plan të veçantë operacional për 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Masat e sigurisë do të nisin që më 15 shtator. Sipas informacioneve të publikuara, atë ditë do të ndërpriten pushimet vjetore për zyrtarët policorë që ndodhen brenda Kosovës, ndërsa kërkesat e reja për pushim nuk do të aprovohen.
Plani i veçantë lidhet me përgatitjet policore për ditën e vendimit në Hagë. Për këtë qëllim, më 16 shtator do të zbatohen masa të posaçme operacionale, ndërsa zyrtarët që ndodhen në Kosovë do të jenë në dispozicion sipas planifikimit të përcaktuar.