Gjini e kundërshton Qeverinë Kurti 4, paralajmëron Gjykatën Kushtetuese
Pas votimit të Qeverisë Kurti 4 në Kuvend, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar atë si jokushtetuese dhe jolegjitime.
Gjini ka thënë se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta trajtuar çështjen. Sipas tij, rasti duhet të shqyrtohet me prioritet.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook.